Në shkurt të këtij viti Ciljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë dhe Fernando bukuroshi është bërë pjesë e mediave rozë që ditën që lindi. Është nga fëmijët që shfaqet gjithmonë në profilet e nënës së tij në rrjetet sociale.
Mesa duket Ciljeta ëshët shumë e lidhur me të pasi e ka me vete kudo por kësaj rradhe është larguar nga “boboku” sic e quan ajo. Prej dy ditësh Cili ndodhet në Zvicër, e ftuar speciale e “Miss Shqiptarja” që zhvillohet atje.
Ajo që I ka munguar më së shumti është edhe prezenca e djalit të saj Fernando, mallin për të cilin e ka shprehur edhe në face book. Miqtë e saj tregojnë se Ciljeta ëshët shumë e lidhur me të madje ka patur raste që e ka marrë me vete edhe në koncerte së bashku me dadon.
Sunday, 29 December 2013 15:14