Lajme Shqip Friday, 27 December 2013 16:49

Tiranë – Grabitja spektakolare e një argjendarie në Tiranë por edhe Prizren nga babagjyshët e Vitit të Ri janë pasqyruar nga disa prej mediave më të njohura në botë. “Ndoshta justifikimi i tyre është se slitat u kishin mbetur pa dhurata, por katër “babagjyshër” të armatosur, që vodhën një argjendari në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, janë shënjestër e një gjuetie mbarëkombëtare të policisë,”shkruante The Guardian.

Ndërsa BIRN, në raportin e saj, thekson se sipas të dhënave, krimet në Shqipëri kanë ardhur në rritje që nga viti 2009 me një total prej 14 mijë hetimesh penale në vitin 2012. /albeu/