Rona Nishliu është nderuar me një mirënjohje të veçantë nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të informuar publikun dhe falënderuar institucionin.
“Sot dite shume e bukur… Sapo mora Mirenjohjen nga Rrjeti i Grupeve te Grave per kontributin tim ne fuqizimin e vajzave te Kosoves…. FALEMNDERIT”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar.
Këngëtarja kosovare deri tash është përfaqësuesja më e suksesshme që pati Shqipëria në Eurovizion, pasi në vitin 2012 u rreshtua e pesta në këtë garë evropiane të këngës me hitin e saj “Suus”.
Thursday, 26 December 2013 19:32