Lajme Shqip Wednesday, 25 December 2013 23:13

Ish-miss Bahreini Shaila Sabt thotë se krenohet me yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldon dhe se ajo është e gatshme edhe të martohet me të, por vetëm me një kusht, nëse Ronaldo pranon konvertimin në fenë islame.

Sabt, 24 vjeçare, e cila u shpall për Miss Bahreini në vitin 2010, deklaroi se ëndërron të martohet me portugezin, por që paraprakisht ai do të duhej të pranonte islamin, fe të cilës ajo i përket. Sabt po ashtu është e njohur edhe si aktore në Bahrein, ndërsa hobi ka gjimnastikën, boksin dhe hipizmin.