Lajme Shqip Tuesday, 24 December 2013 23:00

Pas 8 vitesh që këngëtarja Elvana Gjata ka festuar ndërrimin e viteve jashtë Shqipërisë dhe larg familjes, ky vit do ta gjejë pikërisht në Tiranë në një nga club-et më të njohura sic është “Lollipop”.

Kur themi që është ndër artistet më të paguara kemi të drejtë pasi Elvana do të paguhet 10 mijë euro për të qëndruar në Tiranë.

Pak ditë më parë e njëjta shumë I është ofruar nga një club jashtë Shqipërisë por dëshira për të qëndruar pranë familjes në darkën e ndërrimit të viteve e bëri të zgjedhë “Lollipop” si alternativën më të mirë. Aktualisht Elvana Gjata ndodhet në Amerikë së bashku me Flori Mumajesin dhe DJ Andy Gramm për koncertin e natës së Krishtlindjeve