Prishtinë- Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nominimi për Çmimin Nobel për Paqe, i bërë nga kongresistët amerikanë, i takon popullit të Kosovës. Ai në Facebok, sipas lajmeve të KTV-së, ka shkruar se ndihet i nderuar.“Dua t’ju flas nga zemra: pavarësisht çka ndodh tutje, Nobelin për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër, e meritoni Ju, qytetarë të Kosovës. E meritojnë mësuesit që me vetëmohim hapen shkollat e para, e na mësuan gjuhën dhe historinë tonë. Profesorët e parë të Universitetit të Prishtinës, që çdo ditë ecnin në teh të rrezikut, që krahas dijes na edukuan me atdhedashuri e dinjitet. E meritojnë mjekët, që na shëruan plagët, ushtarët që në altarin e atdheut dhanë jetën për liri duke u bërë dëshmorë të përjetshem, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve – heronjtë e lirisë së Kosovës, që janë themeli i shtetit tonë të ri. Ju qytetarë të Kosovës jeni heronjtë e vërtetë të heshtur, heronjtë e Nobelit të lirisë së Kosovës dhe paqes në Evropë”, ka shkruar Thaçi. 4 kongresistë amerikanë, dy që mbrojnë agjendën shqiptare e dy të tjerë atë serbe, janë bërë bashkë për të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe baroneshën Catherine Ashton dhe dy kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi e Daçiq.
|
|
Tuesday, 24 December 2013 15:13 28 June 2014 18:15
14 June 2014 16:33
12 June 2014 13:04
11 June 2014 13:04
26 April 2014 13:26
15 April 2014 12:30
14 April 2014 13:12
12 April 2014 13:00
6 April 2014 15:24
25 March 2014 15:27