Lajme Shqip Tuesday, 24 December 2013 15:05

Prokuroria ka nisur kallëzimin penal ndaj 25 administratorëve të firmave të ndryshme, të cilët akuzohen për mashtrim në bashkëpunim, falsifikim dhe fshehje të ardhurash.

Skema e mashtrimit është zbuluar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Prokuroria e Kukësit, ndërsa shuma e përvetësuar nga mashtrimi me TVSH-në arrin në vlerën e 2.5 milionë eurove.

Sipas informacioneve, një administrator firme po hetohet nën masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa 24 të tjerë janë nën akuzë, pritet të gjykohen.

 

Subjektet shtrinin aktivitetin në disa qytete Tiranë, Durrës, Fier, Pukë dhe Shkodër./Shekulli/