Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Prenkë Gjetaj, ka thënë se po pret të hetohet dëshmia e Ivan Pajiç. Për hetimin e kësaj dëshmie kyçe në zbardhjen e fatit të shumë shqiptarëve të vrarë Komisioni po pret një përgjigjeje nga zëvendësprokurori për serb krime lufte, Bruno Vekaric
“Ne presim një përgjigje nga Bruno Vekariq”, ka qenë përgjigja e Gjetajt. DëshmitariIvan Pajic pati rrëfyer se ka parë me sytë e tij zbrazjen e trupave të civilëve shqiptarë nga kamionët frigorifer në shkritoren e Borit.
Dyshimet se trupat u dogjën në atë shkritore kanë ekzistuar edhe më herët, por hetuesit nuk patën gjetur asnjë dëshmi konkrete që do të ndihmonte në vërtetimin e dyshimit.
Pronari i kompanisë që merret me prodhime të mishit “Agrocentar” në Bor,Ivan Pajic, ka dalë si dëshmitari i parë që ka pranuar se ka parë zbrazjen e kufomave nga një kamion frigorifer në shkritore. /albeu/
Monday, 16 December 2013 11:29