Lajme Shqip Wednesday, 11 December 2013 16:16

Mediat e huaja kanë publikuar të tjera foto të cilat tregojnë aktorin Paul Walker në vendin e pasagjerit, në makinën e aksidentit tragjik pak momente përpara se Porsche të përplasej dhe të shpërthente në flakë.

Aktori 40- vjeçar ishte në njëaktivitet bamirësie më 30 nëntor, kur ndodhi ngjarja e rëndë. Makina drejtohej nga një mik i tij, Roger Rodas./albeu/