Lajme Shqip Tuesday, 10 December 2013 16:38

Aktorja jonë e famshme, Arta Dobroshi, ka prezantuar një çmim në Ceremoninë e Akademisë Evropiane të Filmit në Berlin.

Kjo ceremoni njihet si një ndër më të mëdhatë në botën e filmit, madje cilësohet si Oscar-i i Evropës.

Para se ta prezantonte çmimin, fjalët e para të Dobroshit ishin në shqip, duke thënë: “Keni shumë të fala nga i gjithë populli i Kosovës”.

Kjo edhe është hera e parë që flitet shqip në këtë ceremoni.

Ndër prezantuesit tjerë në këtë ceremoni ishin edhe Kristin Scott Thomas, Diane Kruger, Christopher Lambert, etj.

Regjisori Pedro Almadovar, kompozitori Ennio Morricone dhe Catherine Deneuve u nderuan në këtë ceremoni. /Zëri/