Nga artikujt nga “Grow your own Christian Grey” për krikllat,fletushkat e dashurisë dhe gjëra të tjera nuk ka mungesë të arkëtimit të mallrave në 50 hijet e trilogjisë së hirtë.Përkundër llojllojshmërisë asgjë nuk do të ndodhte pa bekimin e autores E.L James deri tani.Autorja e librave më të shitur ka bashkëpunuar me shtëpinë suedeze të modës “KappAhl” për të krijuar një linjë të brendshmesh duke u bazuar në libër.
Dantellat joshëse me material të zi satin ,sipas firmës janë me elemente të rrobave të karaktereve të librit, Christian Grey dhe Anastasia.
“Ky set të brendshmesh përfshin :reçipeta, pantallona të shkurtra, robdëshambër, fustane dhe maska të çuditshme, të gjitha të arritshme për t’iu përshtatur femrave të gjitha formave dhe madhësive”,sipas “KappAhl”.
Duke folur për linjën e re E.L James tha: “Ka qenë një gjë e mrekullueshme dhe interesante të përfshihesha në një proces të tillë, që nga prodhimi i përmbajtjes te dizajni i koleksionit final.
”Kam qenë e përfshirë në të gjitha fazat dhe ndikimi i mendimeve dhe sugjerimeve të mija vërehet qartë në veshjet e koleksionit”.
Thuhet se autorja është përfshirë edhe në zgjedhjen e modelit, gjë e cila është e pazakontë për një kampanjë të brendshmesh.
Sipas” plus size agency 12+”, modelja, Signe Nordstrom, me madhësi nga 12-14 krenohet me fizikun e saj dhe bukurinë natyrale që e bën atë të përsosur në rolin e femrës fatale që kampanja dëshiron të shfaqë.
Friday, 06 December 2013 17:02