Lajme Shqip Friday, 06 December 2013 15:59

Një lajm jo i mirë për ata që janë duke përcjellë serinë televizive turke ‘Karaday?’, pasi ylli kryesor i kësaj serie Kenan Imirzalioglu ka kërcënuar me largim, nëse shefat nuk i zvogëlojnë orët e punës dhe nuk i japin pushim vikendet. Ai thotë se producentët e kësaj serie po mundohen aktorët t’i shndërrojnë në robotë.

“Jam në fund të forcës. Producentët shikojnë vetëm të fitojnë sa më shumë. Asnjë njeri normal nuk mund të duroj këtë tempo. Duan të na shndërrojnë në robotë”, është ankuar ai. Ish ylli i serisë së popullarizuar “Ezel”, thotë se në punë shkon herët në mëngjes, ndërsa në shtëpi kthehet vonë në mbrëmje. Në sheshxhirim shpesh nuk ka kohë as të hajë, pasi pauzat janë tepër të shkurta dhe kryesisht i kalon në gardërobë, ku stilistët dhe grimerët e përgatisin për skenat e radhës.

“Nëse nuk ndryshon diçka, skenën turke të aktrimit mund ta godas një revolucion i madh. Dhe atë së shpejto”, ka thënë ai.