Kruje- Krim brenda familjes sot në fshatin Tapizë të Krujës. Djali vret babanë me dru kokës.
Nngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje rreth orës 18:30, në lagjen “Grumbullimi” të Tapizës, teksa djali 17-vjeçar Ardit Karashi ka qëlluar për vdekje babanë 64-vjeçar, Dali Bajram Krashi pas një grindjeje mes tyre.
Sipas rrëfimeve të para të 17-vjeçarit në polici, babai ka ardhur i pirë në familje dhe ka tentuar të dhunojë e madje të kërcënojë me vrasje nënën dhe dy motrat e familjes.
Djali i ka dalë në një çast në mbrojtje nënës. E teksa babai pati marrë në dorë një levë që të qëllonte të birin, ky ka marrë në dorë një çekiç dhe e ka goditur të atin në ballë, duke i shkaktuar vdekjen.
“Nuk doja ta vrisja, por vetëm ta parandaloja mos na qëllonte, pasi ai kërcënoi nënën se do ta vriste”, ka thënë 17-vjeçari për policinë, i cili pas veprimit nuk ka lëvizur dhe ka pritur këtë të fundit të mbërrinte në shtëpi.
Policia, pasi ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar në polici 17-vjeçarin dhe po heton ende mbi gjithë dinamikën e asaj që ka ndodhur.
Ky është krimi i dytë i rëndë brenda 48 orëve në vend pas vrasjes së 17-vjeçarit Adriatik Tota brenda shkollës “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit dje nga shoku i tij i shkollës, Edrin Varaku, 15 vjeç./shqiptarja/
Thursday, 05 December 2013 23:45