(E plotësuar) Identifikohet autori i vrasjes së Adriatik Tota. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, autori i këtij krimi është Ermir Varaku, 16 vjeç nga Shijaku. Ai është nxënës i vitit të parë të shkollës profesionale, “Beqir Çela”. Autori ishte në vit të parë ndërsa viktima ishte në vitin e dytë të shkollës profesionale.
Mjekësia ligjore ka përfunduar ekzaminimet dhe bëhet e ditur se, viktima ka marrë një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme adoleshetit Tota. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar Varakun në ekzekutimin e Adriatik Tota në ambientet e shkollës me një armë të modifikuar.
RAMA:NGJARJE TRAGJIKE, TE BEHET HETIM I PLOTE
Kryeministri përcjell ngushëllimet familjes dhe kërkon hetim të plotë. Përmes një njoftimi për shtyp deklaron se ka dërguar atje ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Arsimit për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm.
Ekzekutohet nxënësi gjatë orës së mësimit në Durrës
Vritet me automatik gjate ores se mesimit, brenda ne klase, nje nxenes i shkolles “Beqir Cela” ne Durres. Vetem 15 vjec, nxenesi i vrare brenda ne klase quhet Adriatik Toto. Deshmitare te ngjarjes thane se mesuesi po shpjegonte mesimin, kur nje person i maskuar, me automatik ne dore, hyri brenda ne klase dhe ka qelluar per vdekje 15 vjecarin. Me pas vrasesi eshte larguar nga shkolla pa u penguar nga askush, duke lene pas kaosin mes nxenesve dhe mesuesve te shkolles, qe ishin duke zhvilluar mesimin. “Beqir Cela” eshte nje shkolle profesionale ne Durres dhe nxenesit kane qene brenda ne nje nga klasat ku behet praktika. Pasi eshte larguar vrasesi ka lene brenda ne klase armen, nje automatik i montuar. 15 vjecari ishte lindur ne Kukes, por banor I Sukthit. Policia po merr ne pyetje mesues, nxenes dhe banore te zones, por deri tani nuk ka asnje emer te dyshuar per ngjarjen. 12 persona jane shoqeruar ne komisariat si deshmitare te krimit.
Drejt vendngjarjes janë nisur Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Vrasja, opozita braktis Komisionin e Ligjeve: Qeveria e paaftë të mbrojë qytetarët
Ngjarja e rëndë në Durrës ku një adoleshent u vra në ambientet e shkollës, ka bërë që deputetët e opozitës të braktisnin mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej paketa anti-korrupsion e Qeverisë. Demokrati Eduard Halimi ka deklaruar se është e kotë të diskutohej për tema të tilla në kushtet kur nxënësit vriten nëpër shkolla dhe Qeveria nuk është e aftë të mbrojë jetën e qytetarëve./shqiptarja/
Wednesday, 04 December 2013 12:28