Lajme Shqip Tuesday, 03 December 2013 15:23

Disa media në SHBA dhe Britani e kanë publikuar videon e marrë nga kamerat e sigurisë në momentin kur vetura në të cilin gjendej aktori Paul Walker bën aksident dhe shpërthen në flakëWalker i cili vdiç në moshën 40 vjeçare si pasojë e këtij aksidenti nuk ishte duke i dhënë makinës, por një mik i tij i cili gjithashtu e humbi jetën.

Në këtë video, ndonëse nuk shihet makina, vërehet tymi dhe deri diku flaka pasi ndodh aksidenti.

Gazeta britanike, “Daily Mail” gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të bërë vetëm pak minuta pas aksidentit ku shihen pjesëtarë të policisë që largojnë nga vendi i ngjarjes disa prej miqëve të aktorit në fjalë.

Shoqëria e Paul Walker me të arritur në vendin e aksidentit janë munduar që ta nxjerrin nga makina aktorin, mirëpo janë larguar me forcë nga policia prej vendit të ngjarjes për arsye sigurie, shkruan zëri.

Walker ka fituar famë botërore më së shumti për shkak të serisë së filmave aksion “The Fast and the Furious” ku bëhet fjalë për garat ilegale me makina në rrugë të metropolove të ndryshme botërore.

Familja e Walker e tronditur nga vdekja e hershme e tij, janë shprehur të zhgënjyer nga përhapja e lajmit se aktori ishte i përfshirë në një garë shpejtësie me makina.

 

VIDEO: 

 

http://www.youtube.com/watch?v=l4B44E6dkSU#t=22