Lajme Shqip Sunday, 01 December 2013 11:13

Aktori i “Fast & Furious”, Paul Walker ka vdekur në një aksident automobilistik të shtunën pasdite kur së bashku me mikun e tij humbën kontrollin ndaj makinës Porsche GT dhe u ndeshën me një dritë qyteti.

Përfaqësuesit e yllit dhe faqja e tij zyrtare në Facebook e kanë konfirmuar vdekjen e tij të shtunën pasdite.

Walker, 40-vjeç, në rastin e aksidentit që ndodhi në Rye Canyon Loop në Santa Clarita, në orën 15:30 të shtunën, nuk ka qenë duke vozitur makinën, por në anën e pasagjerit.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelos ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku në orën 15:30 të shtunën, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

Megjithatë, përfaqësuesit e aktorit kanë konfirmuar se Paul Walker, i cili ka lënë prapa vajzën 15-vjeçe, ka qenë njëri nga dy viktimat e këtij aksidenti., shkruan koha.

Një gjë që pak është përmendur në vendin tonë, është se në faqen IMDB, në një listë të quajtur “Aktorët dhe Aktoret më Seksi Shqiptarë”, paraqitet edhe tashmë i ndjeri, Paul Walker. Megjithatë, përveç këtij shkrimi dhe disa shkruan se ai ka prejardhje shqiptare.