Lajme Shqip Saturday, 30 November 2013 21:25

Rama kërcen “Napolonin” me artistët (VIDEO)

Tiranë- Pallatin e Brigadave për herë të parë e “pushtojnë” njerëzit tanë të artit e kulturës, ardhur nga Evropa e Amerika për të folur për rimëkëmbjen e prodhimit artistik e kulturor në Shqipëri, raporton shekulli. 

Gjatë darkës së shtruar me këtë rast nuk kanë munguar as momentet gazmore, ku kryeministri Edi Rama është ngritur për të kërcyer me artistët valle popullore. 

“Një mbrëmje emocionuese në nderim të tyre, ku të tjerë akoma s’mundën të jenë të pranishëm por çuan letra e mesazhe falënderimi dhe solidariteti me nismën e bashkëqeverisjes kulturore. Mirënjohje të gjithëve dhe kushdo ndër shqiptarët e veçantë të artit e kulturës nëpër botë që mëson sot a në vijim mbi këtë nisëm është i mirëpritur të përfshihet”, shprehet Rama.

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=3A_hsPPIKE0