Athine- Ditën që do të jetë funerali i Natalia Voutsina, vrasësi i saj do të dalë para gjykatës.
33-vjeçari shqiptar, Arti Janka ka shprehur pendesë për vrasjen e 43-vjeçarers me të cilën kishte një lidhje të fshetë.
Fotoja që shoqëron artikullin është marrë nga profile i tij në Facebook, ku shihet se shumë prej miqve të tij janë nga Patra.
Kreu i policisë së zonës, thotë se ky është krimi më i pështirë që ai është ndeshur në të gjithë karrierën.
Viktima ishte njohur me emigrantin shqiptar në lokalin e 43-vjeçares, pasi Voutsina administronte lokalin e quajtur “Rio” në Patra. 33-vjeçari shqiptar punonte tek lokali i saj dhe prej një viti e gjysmë ata kishin një lidhje të fshehtë. Mendohet se arsyeja e vrasjes të jetë për arsye xhelozie.
Policia greke në një deklaratë për shtyp, bën të ditur se shqiptari kur u dorëzua është shprehur me këto fjalë: “Kam therur me thikë të dashurën time”. Sipas policisë, ai kishte shfaqur edhe shenja pendimi për krimin e kryer. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, në shtëpinë e 44-vjeçares, gjeti prova se çifti i dashnorëve fillimisht ishte përleshur me njëri-tjetrin. Pas sherrit, shqiptari ka rrëmbyer një thikë dhe e ka goditur të dashurën e tij tri herë (në qafë dhe në shpinë) duke e lënë të vdekur në vend. /shekulli/
Saturday, 30 November 2013 21:20