Tiranë-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një interpelancë në lidhje me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Po gjatë fjalës ai është ndërprerë dhe ka pasur replika me disa nga deputetët e Partisë Demokratike.
Ja disa nga batuta e shkëmbyera mes Rmës dhe deputetëve demokrat
Rama Flamur Nokës: Ti je katandisur as flamur as shkop, je shumë i lodhur.
Rama për Eduard Halimin: E di pse qesh, se shoh këtë këtu që ri me duar lidhur si Napoleoni, po nuk ngjan si ai Napoleon Bonaparti, po ngjan si “Napoloni” valles.
Ndërsa Rama ka pasur replika edhe me deputetin e Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili doli në gjendje të dehur në foltoren e Kuvendit, për të mbajtur fjalimin kryesor për interpelancën e kërkuar nga PD për çështjet e emërimeve në Policinë e Shtetit
Duke belbëzuar, duke harruar fjalët, ai i habiti të gjithë në sallë. Ristani akuzoi se Policinë e Shtetit e kanë pushtuar tepelenasit. Por kryeministri Edi Rama iu përgjigj me një mesazh nga një pronar lokali në Sarandë.
Rama për Ristanin: Një pronari i një lokali në Sarandë thoshte, ‘ça ka ky more, se sa hapnim lokalin i jepnim raki dhe pilaf gjatë fushatës dhe na tha se, do ua sjell lekët pas fushatës. Dhe mbaruan zgjedhjet, po lekët i harroi, nuk na solli asgjë’. E ke kokën në vendin e gabuar. Ristani nuk drejtohet nga mendja, por nga një vend i gabuar. Pse të zgjodhën për të futur hundët në kutitë e gabuara, ty të zgjedhin për punët e gabuara. Kjo nuk është opozita, këta janë keq, po siç thuan ato plakat e Gjirokastrës ka keq e mos më keq. Ja këta janë keq e mos më keq. Mos vazhdoni kështu, opozita nuk është kaq keq, por është më mirë se kaq. Është humbje kohe të merresh me ju pas kësaj dite të gjatë.
Ristani: Në nuk jemi të qetësuar për atë që ndodhi në Policinë e Shtetit, por më të shqetësuar jemi për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Dhe këtë e bëjnë vetëm profesionistët dhe ata që janë shkolluar. Besoj se njerëzit e kuptojnë sot se çfarë po i pret.
Meta: Ju falënderoj të gjithëve, keni qenë të mrekullueshëm, pavarësisht debateve dhe replikave, gjithsesi ka pasur edhe të mira. Dje kishim ditëlindjen e Topallit. Zonja Bregu mori fjalët më të mira për punën e saj edhe nga kryeministri. Nesër kemi 28 Nëntorin, pasnesër 29 Nëntorin. Gëzuar festat dhe për seancën e radhës do t’ju njoftojmë sërish./shekulli/
Wednesday, 27 November 2013 22:38