Tiranë- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh sot se gjithë së bashku duhet të punojmë që Shqipëria të marrë statusin e venditkandidat në dhjetor. Sipas tij ka ende një numër vendesh të cilët duhen bindur për të dhënë këtë status.
“Sot jemi këtu për të diskutuar për një rezolutë të paraqitur nga opozita për integrimin. Statusi nuk është gati deri në sekondën e fundit dhe kjo rezolutë dhe ky debat ndihmon për të shkuar deri në qasjen e fundit me gjithcka që ne kemi në dorë si një shprehje për të avancuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Ende duhet të bindim një numër vendesh anëtare. Duhet që gjithë së bashku të punojmë që rezultati i dhjetorit të jetë pozitiv. Që Shqipëria ta marrë statusine vendit kandidat” u shpreh Rama. /albeu/
Wednesday, 27 November 2013 19:52