Tiranë- Akti Normativ i miratuar nga qeveria sipas të cilit i kthehet prona të zotit, ka sjellë paraditen e sotme dhjetëra protestues para Parlamentit.
Sipas tyre Akti Normativ është i njëanshëm dhe diskriminues. Ata kërkojnë shfuqizimin e tij, i cili lejon kthimin e pronave tek ish-pronarët.
Sipas protestuesve, janë rreth 20 mijë persona në mbarë vendin që kanë mbetur të pastrehë.
“Kemi mbetur mes katër rrugëve, të pastrehë. Kemi lëshuar ambientet ku kemi jetuar për 50-60 vjet”,- është shprehur njëri nga protestuesit. “Jemi të moshuar, nuk na jep banka kredi për të blerë shtëpi. Nuk dimë ku të përplasemi”,- ka shtuar një tjetër.
Tuesday, 26 November 2013 13:03