Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 16:55

Ohër,  – Policia është ende në kërkim të një 14-vjeçareje nga Ohri, e cila është zhdukur prej 12 ditësh. 

Bëhet fjalë për të miturën Maja Blazhevska, e cila është larguar nga shtëpia, për të dytën herë brenda një periudhë të shkurtër. 
Herën e parë ajo ishte rikthyer shëndosh e mirë, por kësaj here vonon gati 2 javë të kthehet tek familja e saj e shqetësuar. 
Ndërkohë, në mediat sociale po qarkullojnë spekulime se e mitura ishte njoftuar me një të ri shqiptar dhe se kishte nisur një lidhje dashurie. 
Presioni nga familja, për këtë dashuri të ndaluar, ka bërë që e mitura të largohej nga shtëpia, për të qenë sëbashku me të dashurin e saj shqiptar., shkruan zhurnal.
Policia nuk ka mundur të konfirmojë këto informacione, veçse ka njoftuar se është në kërkim intensiv të së miturës.