Duket se tashmë ka zbrazur inatin që kishte për Ardit Gjebrean, diku tjetër. E kjo shihet më së miri në një foto në të cilën këngëtarja Nora Istrefi shihet teksa ‘përkëdhelë’ këngëtarin.
Këngëtarja, kishte pasur mosmarrëveshje me kantautorin nga Shqipëria disa vjet më parë, kur edhe nikoqiri i “Kënga Magjike” ia kishte pamundësuar pjesëmarrjen në këtë eveniment në natën gjysmëfinale, shkruan tribuna.
Por, duket se raportet mes këngëtarëve janë përmirësuar, bashkë me pjesëmarrjen e Norës në “Kënga Magjike 2013”. E rregullimi i raporteve shihet më së miri në foton që tashmë po qarkullon nëpër rrjete sociale, përmes së cilës këngëtarja ka shpreh ‘miqësi’.
Monday, 25 November 2013 14:07