Tiranë- Në Shqipëri janë zyrtarisht 109 fëmijë të cilët nuk mund të ndjekin shkollën për shkak të ngujimit,pasi familjet e tyre janë të rrezikuara nga gjakmarrja. Kjo është konfirmuar nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj gjatë konferencës “Sfidat e gjakmarrjes” organizuar nga Instituti Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar, transmeton Gazeta-Shqip.
Për drejtuesin e këtij Instituti, Agim Loci, me fenomenin e gjakamarrjes është abuzuar në Shqipëri për gati 20 vjet, sidomos sa i takon statistikave. Ai sqaron se numri i viktimave nga gjakmarrja nuk është 6 mijë dhe se 250 familje janë të ngujuara nga ky fenomen.
“Shifrat nuk janë më shumë se 300 të ngujuar, nuk janë më shumë se 700 që vuajnë pasojat e gjakmarrjes, por na duhet një punë e madhe që ashtu siç e ka shuar Ballkani, ashtu duhet ta shuajmë edhe ne, t’i themi ndal vëllavrasjes”, thotë Agim Loci.
Sunday, 24 November 2013 14:12