Prishtinë- Bastisja e zyrës dhe shtëpisë së gazetarit, Milaim Zeka, ka bërë që producentja e emisionit “Pa Rrotlla” si dhe disa avokatë të reagojnë lidhur me këtë.Producentja e emisionit, Edlira Qefalija Zeka tha se, përgjegjëse për shfaqjen e pamjeve të dëshmitarëve është Radio Televizioni i Kosovës (RTK) e jo emisioni “Pa Rrotlla”
Ajo tha se, burri i saj po akuzohet për nxjerrje të identitetit e që në fakt nuk është bërë nga ai.
“Në emisionin e lajmeve në RTK është nxjerr identiteti i dëshmitarëve, kurse në emisioni “Pa Rrotlla” nuk është nxjerrë fytyra apo emri i personit” tha Qefalija Zeka, duke shtuar se emisioni “Pa Rrotlla” është një produkt i jashtëm i RTK-së, transmetojnë mediat në Kosovë.
Gjithashtu producentja e këtij emisioni u shpreh se gazetari Milaim Zeka në dialogun që ka pas me prokurorin e EULEX-it, Maurio Salustron, është dakorduar dhe është marrë leje që të vazhdohet me transmetimin e këtyre dëshmimeve.
Friday, 22 November 2013 14:23