Lajme Shqip Thursday, 21 November 2013 11:49

Aktori Leonardo DiCaprio njihet për atë se e pëlqen të lidhet me manekine dhe duket se nuk ka pritur gjatë për t’ia hedhur grepin supermodeles së Viktoria’s Secret, Miranda Kerr, e cila kohë më parë është ndarë nga bashkëshorti.

DiCaprio dhe manekinia e bukur janë fotografuar në një darkë në Las Vegas në shoqëri edhe të miqve të tjerë, ndërsa një mysafir i restorantit ka thënë se ata janë argëtuar mjaft mirë. Miranda ishte ulur përballë Leonardo-s dhe gjatë tërë kohës kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Miranda muajin e kaluar kishte njoftuar se është ndarë nga bashkëshorti pas tre vitesh së bashku. Dhe duket se ajo shumë shpejt e ka harruar burrin e saj dhe dëshiron të filloj lidhje të re, ndërsa DiCaprio duket se nuk dëshiron të humbas këtë rast.