Lajme Shqip Wednesday, 20 November 2013 18:54

Londër-Edi Rama është kryeministri i parë i Shqipërisë që viziton 10 Downing Street që pas vitit 1992.

Rama është takuar me homologun e tij, kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron, dy kryeministrat kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjatë takimit me Cameron, Rama është përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Cameron e ka uruar Ramën dhe për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin evropian të Shqipërisë.  /shekulli/