Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Policia bën të ditur se viktima është një 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së “Dervishbegut” në Shkodër, ku 49-vjeçari Palok Lazri është qëlluar me pistoletë nga afër, teksa ishte duke ecur në trotuar.
Viktima është me origjinë nga fshati Melgush i komunës Bushat, por prej vitesh jetonte në qytetin e Shkodrës. Mësohet se fillimisht 49-vjeçari ka mbetur i plagosur, por ka gjetur vdekjen pasi është transportuar në spital, nga plagët e marra. Autori që ka qëlluar me armë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij./shekulli/
Wednesday, 20 November 2013 12:59