Lajme Shqip Friday, 15 November 2013 20:41

Tiranë- Vendimit të kryeministrit Rama për të mos pranuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri i kanë dhënë jehonë edhe mediat e huaja.

“Shqipëria nuk do të shkatërrojë armët kimike të Sirisë”, raporton agjencia britanike e lajmeve Reuters, duke theksuar se Shqipëria ka hedhur poshtë kërkesën e SHBA-së për të pritur çmontimin e armëve kimike të Sirisë. Kryeministri i një vendi të NATO-s tha: “Është e pamundur për Shqipërinë të përfshihet në një operacion të tillë”, raporton kjo agjenci

Ndërkaq, lajmit i ka dhënë jehonë në kohë reale edhe ABC News, duke shkruar se Kryeministri ka kundërshtuar kërkesën e SHBA-së që të shkatërrojë armët kimike, transmeton Panorama.

“Shqipëria i thotë JO shkatërrimit të armëve kimike”, shkruan Corriere della Sera.

BBC po ashtu shkruan se Shqipëria shmangu shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë./Koha/