Prishtinë- Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi është akuzuar për rrahjen dhe torturimin e dy vajzave në vitin 1998 në Likoc të Skenderajt, e jo për përdhunimin seksual të tyre si krim lufte.
Për përdhunim akuzohet vetëm ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefki Hyseni.
Prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër Sylejman Selimit, Ismet Haxhës dhe Nexhat Qubrelit për krime lufte kundër popullatës civile që përfshin rrahjen dhe torturën.
Kohës Ditore, duke u përpjekur të marrë detaje nga aktakuza dhe duke kontaktuar persona të përfshirë në këtë rast, i është përvjedhur gabimi pa qëllim dhe është raportuar se për këtë vepër akuzohet Sylejman Selimi.
EULEX-i, që të mërkurën ka lëshuar një komunikatë pa specifikuar se kush janë të akuzuarit dhe për çfarë veprash akuzohen specifikisht ata, ka sqaruar se Selimi nuk është i akuzuar për veprën penale të përdhunimit, por të torturës.
“Z. Selimi nuk është i akuzuar për përdhunim. I pandehuri akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, dukë përfshirë torturën”, ka sqaruar zyra për media e EULEX-it të enjten.
Thursday, 14 November 2013 17:56