Autori i emisionit “Pa Rrotlla”, Milaim Zeka, të cilit gjatë ditës nga policia e EULEX-it iu bastisën zyrat dhe shtëpia, është lënë i lirë, pasi iu morën kompjuterë e disa letra. Vetë Miliaimi e quajti gjithë aksionin “një shou mediatik”. Po ashtu ai ka thënë se EULEX-i shkeli të drejtat e gazetarëve. Si transmetuan mediat deklaratën e tij, ai ka thënë se “Nuk jam budalla t’i mbaj provat në shtëpi. U thashë se të gjitha i kam përcjellë për në Suedi”
Bastisen zyrat e Milaim Zekës
Ende po vazhdon bastisja e zyrave të Milim Zekës nga policia e EULEX-it. Merret vesh se Milaimi ndodhet në zyrë dhe jo në Prokurori. KTV raporton se atij i është bastisur edhe banesa dhe se Milimi i ka konfirmuar se bastisja ka ardhur pasi ditë më parë është marrë në pyetje nga prokuroria e EULEX-it. Zeka po ashtu ka konfirmuar se bastisja lidhet me rastin e Grupit të Drenicës.Raportohet se ai dyshohet se ka frikësuar dëshmitarët e po ashtu ka bërë zbulimin e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur.
I bastisen zyrat dhe shoqërohet në Prokurori Milaim Zeka
Prishtinë, 14 nëntor – Merret vesh se policia e EULEX-it po bastis zyrat e gazetarit Milaim Zeka. Koha.net merr vesh se bastisja po bëhet meqë ai dyshohet se ka frikësuar dëshmitarët në rastin e Grupit të Drenicës, përmes një skeme në emisionin e tij “Pa rrotlla”. Ndërsa bastisja po vazhdon, Milaim Zeka merret vesh se është shoqëruar dhe po merret në pyetje në Prokurori. Po ashtu merret vesh se një bastisje nga policia e EULEX-it po ndodh edhe në Skenderaj, që mund të jetë në lidhje me bastisjet që po bëhen në Prishtinë.
Thursday, 14 November 2013 12:47