Lajme Shqip Wednesday, 13 November 2013 12:28

Beograd- Këshilltari i kryetarit të Serbisë Marko Gjuriq ka paralajmëruar se një ligj i veçantë kushtetues me të cilin do të rregullohet çështja e statusit të Kosovës do të nxirret pas bisedimeve me Prishtinën.  “Me kushtetutë të Serbisë është e paraparë që rregullimi i çështjes së autonomisë të Kosovës do të nxirret një ligj i posaçëm kushtetues, prandaj është e logjikshme që të zhvillohen bisedimet politike që do të krijonin parakushte për nxjerrjen e këtij ligji e që do të reflektonte marrëveshjet e arritura”, ka thënë Gjuriq për gazetën “Danas”.

I pyetur pse Bashkësia e komunave serbe nuk është krijuar para zgjedhjeve në mënyrë që qytetarët të dinin për kë të votonin, Gjuriq është përgjigjur se së pari ishte paraparë përfundimi i procesit zgjedhor e pastaj ekipi udhëheqës, pas konsultimeve me përfaqësuesit e zgjedhur, të hartojë projektstatutin e Bashkësisë së komunave serbe.  

Duke folur për këtë, Gjuriq ka shtuar e Bashkësia… është “kuadër institucional me të cilin serbët do të realizojnë formën më të drejtpërdrejtë të qeverisjes”. 

Lidhur me regjistrat zgjedhorë, Gjuriq është ankuar se Serbia është vënë para aktit të kryer, pasi, sipas tij, regjistrat ishin bërë ashtu që t’iu mundësohet votimi shqiptarëve në bazë të vendbanimit në vitin 1999 dhe se në vend të 300.000 serbëve, që sipas tij kanë përmbushur kushtet, në regjistra janë gjetur vetëm 13.000 sish./koha/