Lajme Shqip Monday, 11 November 2013 14:57

Tiranë – Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur lidhur me debatin më të nxehtë për momentin në Shqipëri që ka të bëjë me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë pikërisht në vendin tonë.

“Heshtja e Ramës për armët kimike bën shumë zhurmë! Pse gjithë ky mister nga qeveria për armët kimike?! Pse heshtin ?! Çfarë fshehin ?!!!!!!! Çfarë shqiptarët nuk duhet të dinë?!!!!!!!”, shkruan Topalli në Facebook, transmeton Shekulli Online. 

Topalli, në fakt ka harruar se ish-qeveria e djathtë ka qenë një nga mbështetëset më të flaktë të zgjidhjes së konfliktit në Siri duke deklaruar përkrahje të SHBA-ve në çdo situatë. Përveç kësaj, Shqipëria gjatë qeverisjes së PD-së pranoi të strehojë në Shqipëria të burgosurit e Guantanamos dhe muxhahedinët e Iranit.

Ndoshta reagimi i Topallit duhet shënuar si një ndër të paktët raste, kur ajo nuk ndjek vijën e Berishës, pasi edhe ish-kryeministri ende nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje.