Lajme Shqip Monday, 11 November 2013 12:34

Angeline Jolie-s duket se i kanë mbetur edhe pak vite jetë, sipas “Ok Magazine”.
Duke krahasuar disa foto të fundit me disa të viteve më parë, revista shkruan se Angelina është dobësuar drastikisht dhe vazhdon të dobësohet vazhdimisht. Që në kohën e ndërhyrjes së masktetomisë së dyfishtë, për të parandaluar rrezikun nga tumori në gjoks, duket se fiziku i Angeline-s nuk është më i njëjtë.
“Angeline ka marrë mjekime edhe pas ndërhyrjes kirurgjike. Duket se mjekimet nuk shërbyen për gjë, pasi ajo sa vjen dhe po rëndohet më shumë. Brad Pitt po çmendet sepse e shikon që dobësohet dhe rëndohet çdo ditë e më shumë. Angelina nuk ha më prej disa kohësh, rrezikon vdekjen, është drejt fundit të saj”, -citon portali, “Gjuha Shqipe”.
Këto janë hamendësimet e fundit që janë bërë për yllin e hollivudit, por ende nuk është e konfirmuar se si është realisht gjendja e saj shëndetësore.