Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka arritur në Manastirin e Graçanicës. Gjatë qëndrimit të tij në Manastir ai është shëtitur në oborrin e Manastirit i përcjellur nga një numër i madh i qytetarëve dhe i policëve.
Daçiq momentalisht ka hyre në takim me krishterët ortodoks, ndërkaq deri tash nuk është prononcuar për mediat e Kosovës vetëm për një televizion serb.
‘Blindohet’ rruga, në pritje të Daçiqit
Forca të shumta të policisë janë verejtur në disa rrugë të Kosovës ku pritet të kalojë eskorta e kryeministrit serb Ivica Daçiq i cili pritet të vizitojë manastirin e Graçanicës.
Përveç policisë në rrugë janë verejtur makina me persona civilë dhe të forcave të KFOR-it që janë duke lëvizur në dy anë e rrugës.
Serbët e Graçanicës thonë se e mirëpresin ardhjen e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës sot rreth orës 13:00. Ata shpresojnë për një jetë më të mirë dhe presin përkrahje dhe mbështetje. /Zëri/
Saturday, 19 October 2013 13:27