Shkup- Hartat e vendosura në mjediset e rikonstruktuara në selinë e Kryeministrisë kanë hapur një debat të gjerë në shtetin fqinj, në Maqedoni.
Sipas gazetave maqedonase, kyeministri shqiptar Edi Rama ka provokuar me hartat e vjetra të Shqipërisë etnike.
“Pas rikonstruksionit që ju bë sallës së konferencave në godinën e Kryeministrisë , e cila u inagurua ditën e djeshme nga vetë kryeministri Rama, në sy të bie vetëm një gjë. Rama është i vendosur të kthejë identitetin dhe origjinën e lashtë që ka ky vend , duke punuar në heshtje dhe me fakte”, raporton agjencia e lajmeve “Republika.mk”.
Por një nga ideatorët e rikonstruksionit të godinës së Kryeministrisë, Artan Shkreli sqaron se nuk ka qëllime të natyrës së intepretuar , por tregohet thjesht vizioni i kohës për vendin tonë.
“Kjo është harta e Shqipërisë , është e vitit 1689, e relizuar nga Giacomo Carteli D’avingnolo. Ajo u porositynga kardinal Albani që më vonë do të bëhej Papa Klementi. Ideja e tij ishte një hartë e vendlindjes ,e cila në fakt nuk përfshin Shqipërinë Jugore”, shpreht Shkreli për “GSH”-në./tema/
Friday, 04 October 2013 13:10