Ndryshimi i selisë së Partisë Demokratike tanimë tek ish-SHQUP-i, ka sjellë një itinerar të ri edhe për Greta Koçin. Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka hyrë në zyrën e re në selinë blu dhe ka zhvilluar takimet e para me të rinjtë demokratë.
Është shumë e përkushtuar në punën e re Greta, dhe ja tek shfaqet e veshur thjesht, por zyrtare, e përqendruar në takimin me këta të rinj…, shkruan BW.
Këngëtarja nuk i ndërpret kurrë kontaktet me të rinjtë demokratë në të gjithë vendin, për të mbajtur kështu të ndezur tek ata ndjenjën e përgjegjësisë. Ajo është një nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike, duke qenë se mban një post drejtues në atë që përbën forcën më të madhe të kësaj partie, Forumin Rinor.
Tuesday, 03 September 2013 16:52