Amanda Seyfried e ka pranuar se tani nuk ka aspak turp që të zhvesh rrobat për nevojat e filmave në të cilat paraqitet. “Kjo ndoshta ka qenë paksa e çuditshme për mua dikur. Por tani nuk kam fare turp që të zhveshi rrobat. Në të vërtetë, unë tani pa problem shëtis tërësisht lakuriqe nëpër sheshxhirime”, ka rrëfyer ajo.
Biondja e bukur thotë se tashmë e ndjen veten rehat, sa edhe nuk bënë më ndonjë pyetje se pse karakteri i saj duhej të bënte gjëra të caktuara. “Nuk e di pse ndihem aq rehat tani, me siguri pasi kam bërë përvoja në filma. Duhet ta ceki këtu se nuk ka asnjë rol filmi që më bën t’i bie pishman pse e kam bërë, apo pse jam zhveshur, apo pse jam shndërruar në një karakter tjetër”, tha ajo. Amanda shtoi se edhe në të ardhmen do të zhvishet nëpër filma.
Thursday, 15 August 2013 14:10