Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për medie në kryeqytet ka thënë se “LDK-ja do të mund Thaçin dhe atij do t’i mbetet vetëm që të merret me pasojat e humbjes”, transmeton rtv21.
Ai në konferencë tha se Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur obligimet sa i përket zhvillimit ekonomik, përfshirë edhe privatizimin. Si pasojë e kësaj gjendjeje ekonomike, sipas tij, po ndodhë edhe migrimi i të rinjve.
Mustafa gjatë një konference për media ka pohuar se FMN-ja thotë se rritja ekonomike është 2.5 për qind dhe jo 3.9 për qind, sa thotë Qeveria e Kosovës.
I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit Thaçi që nuk e sheh si rival për postin e kryeministrit, Mustafa ka thënë se nuk merret shumë me deklaratat e tij, por ka shtuar se LDK-ja do të mund Thaçin dhe atij do t’i mbetet vetëm që të merret me pasojat e humbjes. Kurse sa i përket kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Mustafa ka thënë se do të japin me kohë dhe në ditët në vijim.
|
|
Friday, 09 August 2013 15:35 25 June 2014 16:24
21 June 2014 15:10
29 April 2014 14:03
19 April 2014 17:10
2 December 2013 18:07
21 October 2013 16:35
13 October 2013 20:55
6 October 2013 11:57
30 September 2013 12:47
27 September 2013 21:14