Lajme Shqip Wednesday, 07 August 2013 17:34

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e demantoi informacionin e radios ruse “Zëri Rusisë” se në Ballkan dhe Maqedoninë Perëndimore ka kampe në të cilat stërviten terrorist islamik për sulme vetëvrasëse me bomba.
“Në kontinuitet e ndjekim gjendjen e sigurisë në Maqedoni, por edhe në rajon. Për momentin nuk ka asnjë rrezik më serioz për sigurinë e qytetarëve.Ne jemi të gatshëm menjëherë të reagojmë dhe të neutralizojmë çfarëdo rreziku ose kërcënimi për sigurinë”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, raporton INA. 
Radioja ruse ditë më parë publikoi lajmin se myslimanë nga Ballkani të njohur si “ djajtë e bardhë” në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë po trajnohen për të kryer sulme vetëvrasëse me bomba.