Prishtinë – Kompania “Infineon” e cila merret me prodhimin e pasaportave elektronike ka informuar se nga viti 2014 për Kosovën do prodhohen pasaportat më të sigurta në botë.
Sipas informatës së lëshuar nga vetë INFINEON, pasaportat e deritanishme ishin të pajisura me sistemin BAC ( Basic System Control), ndërsa tani pasaportat e Kosovës do pajisen me chipat SAC ( Supplemental Acces Control).
Systemi SAC është i njëjti sikur edhe vetë BAC, mirëpo SAC deshifron të dhënat në Chip me një alogaritëm i cili nuk mund të thyhet në asnjë mënyrë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sipas INFINEON, mundësia për të manipuluar këte chip apo për të bërë një duplikat është e pamundur.
Ky sistem i ri i programimit i takon familjes e produkteve “Integrity Guard” zhvilluar nga vete INIFINEON dhe te porositur nga kompania “Giesecke & Devrient” e cila ka marre kontratën për shtypjen e pasaportave kosovare.
|
|
Monday, 05 August 2013 16:33 1 March 2014 18:33
30 May 2013 15:23