Jay Z është një drejtues i sertë. Këtë e thotë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që ka firmosur një kontratë me kompaninë diskografike të reperit.
Ora ka deklaruar për mediat britanike se Jay e gjobit nëse ajo paraqitet vonë në studio. “Arrita në studio me 10 minuta vonesë dhe mora një mesazh kritikues. Nëse unë vonohem gjobitem”, ka treguar Rita.
“Është një shembull i vogël që tregon se Jay është gjithmonë korrekt”, ka treguar më tej këngëtarja që jeton në Londër.
Rita, që aktualisht shoqërohet me DJ Calvin Harris, e pranon që paraqitja vonë në një takim është joprofesionale dhe mund të jetë rrënimi i karierës së saj nëse nuk disiplinohet. Por ajo e sheh Jay Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, si një shembull, raporton Top Channel.
“Ai nuk të detyron të bësh diçka që ti s’do të bësh, nuk të detyron të jesh në kohë, por sjellja e tij të bën të kuptosh se në këtë mënyrë vetëm sa po i bën dëm vetes”, ka treguar Rita për revistën “NME”.
Së fundmi Rita Ora u rendit mes 10 femrave më seksi në një sondazh të tabloidit “The Sun”, ku votuan britanikët për yjet më të preferuara të showbizit në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.
Rita u rendit në vendin e nëntë duke lënë pas këngëtaren e njohur Jessie J, që së fundmi ka ndërruar shpesh herë lookun e saj.
Tuesday, 23 July 2013 17:40