Vjenë – Dashuria që përfundoi në shtatzëni midis një të burgosuri shqiptar dhe gardianes austriake, është lajmi qendror i mediave austriake.
Ngjarja ka ndodhur në burgun Stein, burgu më i madh dhe më famëkeq në Austri, aty ku kishte lindur një pëlqim dhe më pas një dashuri e fshehur midis të burgosurit shqiptar Sufian H, 30 vjeçar dhe gardianes së burgut, Sandra.O, gjithashtu 30 vjeçare.
Sipas lajmit, që përfshiu të gjitha mediat austriake dhe evropiane, i burgosuri shqiptar, që po vuan dënimin me 8 vite për vjedhje të ndryshme, ka lënë shtatzënë gardianen e burgut dhe se tashmë ai pret fëmijë nga ajo.
Sandra më parë kishte rënë në dashuri me 30 vjeçarin dhe kishte pranuar se dëshironte një fëmijë me të. Një nga të burgosurit ka theksuar se kishte dëgjuar bisedën midis Sandrës dhe Sufianit mbi marrëdhëniet midis tyre dhe shtatzëninë, raporton INA.
Alarmi për lidhjet e fshehtë dhe shtatzëninë ka shpërthyer përmes një të burgosuri që ka informuar autoritetet e burgut. Por, menjëherë pas kësaj, gardiania Sandra ka pranuar para drejtorisë së burgut se ka rënë në dashuri me shqiptarin dhe se sapo ai të përfundojë burgun, ajo do të martohet me të. Autoritetet austriake të drejtësisë menjëherë kanë pezulluar atë nga puna, por avokati i Sandrës ka theksuar se “dashuria nuk njeh kufi, qoftë edhe në burg”.
Çifti i çuditshëm do të gëzohet gjatë muajit gusht, kur pret edhe fëmijën e tyre.
|
|
Monday, 15 July 2013 16:19 18 February 2014 13:27
14 February 2014 13:03
10 February 2014 16:21
9 February 2014 15:45
24 January 2014 16:53
7 January 2014 21:15
4 January 2014 22:21
30 December 2013 12:33
30 December 2013 12:04
28 December 2013 18:42