Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 19:39

Këngëtari Blero, ka publikuar këngën e tij të re, “I lartësuar je” në kuadër të albumit “Fiksimi Im”, një bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.
Këtë këngë Blero e ka publikuar pikërisht një ditë pas fillimi të muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Express. 
Si një musliman i devotshëm që është, ai ka vendosur që një prej këngëve t’ia kushtojë Zotit.
Kënga “I lartësuar je” dhe sipas tekstit, këngëtari i falënderohet Zotit për të arriturat e tij të mëdha në jetë.
Blero është i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, dhe kanë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tara.
Teuta është edhe motra e Ministrit të Kulturës, ish reperit Memli Krasniqi.
“Fiksimi Im” është albumi i gjashtë në karrierën e Bleros dhe gjatë verës pritet të del në shitje.