Prishtinë – Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë sa më parë Ligjin për Amnisti.
“Miratimi i Ligjit për Amnisti është i domosdoshëm për përparim në zbatimin (e Marrëveshjes së 19 prillit). Nuk do të ketë amnisti të gjerë”, u ka thënë diplomati amerikan gazetarëve në Bruksel.
Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Reeker ka kujtuar se Ligji për Amnisti parashihet me nenin 5 të Marrëveshjes së Brukselit dhe ka thënë se deputetët që kanë votuar kundër tij, kanë qenë “të painformuar”.
I pyetur të komentojë formimin e “kuvendit të përkohshëm të Kosovës dhe Metohisë”, nga serbët në veri, Reeker ka thënë se është i informuar vetëm sipërfaqësisht për këtë çështje, por ka shtuar se “ka pasur gjithmonë të tillë që kanë ngritur barrikada në rrugën e normalizimit”.
|
|
Monday, 08 July 2013 16:49 24 December 2013 22:00
18 September 2013 15:59
16 August 2013 14:48
5 August 2013 15:19
31 July 2013 12:21
19 July 2013 11:20
13 July 2013 14:51
11 July 2013 09:45
11 July 2013 09:43
10 July 2013 19:59