Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 23:19

Princi William dhe gruaja e tij, Kate Middleton, kanë marrë një dhuratë të pazakontë gjatë kohës që janë në pritje të lindjes së fëmijës së parë. 

Sipas revistës ‘The Mirror’, qeveria finlandeze u ka dhuruar atyre një pako me preservative.

Përfaqësuesit e Finlandës kanë dashur t’i urojnë prindërit e ardhshëm, por njëkohësisht duket se i kanë inkurajuar që të bëjnë një pauzë para se ta planifikojnë fëmijën e dytë. 

Përveç prezervativëve, finlandezët i kanë dërguar çiftit edhe veshja për fëmijën, pelena, kremra dhe lodra.