Me këmbë në tokë vajza shqiptare. Rita Ora shprehet se miqësitë me VIP-at nuk janë aq të besueshme. Ylli kosovar i muzikës ka kuptuar se bërja e miqve në Hollivud, mund të jetë po aq e gënjeshtërt sa edhe regjistrimi në një ueb-faqe për takime dashurie, sepse e tëra ka të bëjë me shitjen e vetes dhe dukjen e bukur.
“Sa më përket mua, unë kam miq të cilët i njoh tërë jetën dhe ata mund t’i numëroj me gishtat e një dore. Ka njerëz me të cilët kam shkuar në shkollë, vajzat e shoqeve të nënës etj. Këdo tjetër që e kam takuar në këtë pikëpamje, nëse ndodh të bëhen miq, kjo është e mrekullueshme dhe mund t’i bashkohen familjes, ndërsa sa i përket miqve të Hollivudit, çdokush e di se si qëndron puna. Është njësoj sikur të regjistrohet në një ueb-faqe për takime dashurie”, është shprehur këngëtarja e famshme, e cila si miken e saj më të ngushtë, e konsideron supermodelen Cara Delevigne.
Edhe pse ylli 23-vjeçar, e cila momentalisht është në romancë me DJ Calvin Harris, shpesh ndjehet e vetmuar gjatë udhëtimeve pa mbështetjen e më të dashurve të saj, ajo thotë se nuk mund ta mendojë kurrë që të largohet nga industria e muzikës, shkruan bw.
“Natyrisht se ndjehem e vetmuar dhe e pikëlluar, por kam marrë vendim që ta bëj këtë. Jam në një pozitë mahnitëse për ta ndryshuar jetën time dhe për ta ndryshuar jetën e tërë familjes sime”, ka deklaruar Rita për revistën britanike “GQ”, për ballinën e së cilës ajo ka pozuar gjysmë e zhveshur, ku gjoksi i saj është mbuluar vetëm me duar. E pyetur nëse do të pendohej nëse karriera e saj do të përfundonte brenda një viti, ajo është përgjigjur me vendosmëri:
“Kjo nuk do të ndodhë. Kurrë”
Momentalisht Rita është duke zhvilluar koncerte në qytete të ndryshme botërore, ndërsa interesimi për këto koncerte është jashtëzakonisht i madh, sa biletat shiten shumë shpejt.
|
|
Thursday, 04 July 2013 15:41 25 June 2014 13:45
12 June 2014 16:00
1 May 2014 12:40
30 April 2014 14:09
17 April 2014 18:28
17 April 2014 12:31
15 April 2014 18:29
15 April 2014 17:23
14 April 2014 15:13
12 April 2014 13:30