Tiranë – Një prej deputetëve të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka pohuar se do të garojë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Sali Berisha dha dorëheqjen si drejtues i demokratëve pas 2 dekadave në krye të kësaj partie.
Olldashi theksoi se do të përfaqësojë denjësisht vlerat e militantëve demokratë në këtë garë për kreun e ri të PD, raporton BË.
“Pas shumë e shumë takime me përfaqësues të strukturave bazike të partisë dhe pas takimit që zhvillova dje me kryetarin Sali Berisha i jam drejtuar kryesisë së partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për kryetarin e Partisë Demokratike. Hyj në garë duke përfaqësuar militantët e PD, me krenari se jam pjesë e opozitës së kësaj partie në vitet para 2005 dhe pjesë e arritjeve të kësaj qeverie. Hyj me shpresën që nga opozitë sot të jetë shumicë nesër. Besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe shumica e shqiptarëve besojnë në moralin për të cuar vendin përpara”.
|
|
Tuesday, 02 July 2013 14:02 17 June 2014 12:36
26 April 2014 12:25
16 April 2014 12:43
4 April 2014 15:42
30 March 2014 15:32
10 March 2014 12:06
8 March 2014 17:44
4 March 2014 13:01
23 February 2014 16:29
1 February 2014 14:05