Prishtinë – (E plotësuar) Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar falje të gjithë diplomatëve të huaj, të cilët e kanë ndjerë vetën në siklet nga turma e njerëzve, dhe që ndoshta si efekt anësor e kanë pësuar në protestën 27 qershorit.
Kërkimfaljen e bëri deputeti Glauk Konjufca, i cili tha se qëllimi i lëvizjes nuk ka qenë uzurpimi i Kuvendit, por parandalimi i ratifikimit të asaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën, transmeton KTV.
Ai ka pranuar se ndoshta atë ditë mund të jenë bërë edhe gabime.
Krasniqi e quan sjelljen e VV-së papjekuri politike
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk e konsideron si “puç” sjelljen e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës. Për kreun e Kuvendit, kjo sjellje e Vetëvendosjes “tregon më shumë papjekurinë politike” të saj.
Madje Krasniqi nuk ka dashur të flas më shumë edhe lidhur me atë se si është ndjerë kur i është marrë mikrofoni duke thënë se kjo është reflektuar edhe në publik.
Këto komente Krasniqi i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës ndërkohë që këtë ngjarje nuk ka dashur ta komentojë më shumë.
Monday, 01 July 2013 13:53