Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 09:01

Jennifer Lopez ka kënduar këngën “Happy Birthday” për liderin e Turkmenistanit gjatë një performance.

Ky gjest ka dëshpëruar shumë fansat e saj, sidomos në këtë vend. Zëdhënësi i Jennifer ka thënë se këngëtarja nuk ka pasur njohuri me shkeljen e të drejtave të njeriut që bëhet në këtë vend sepse në të kundërtën, nuk do ta bënte këtë.

Këngëtarja ka performuar në vendin e ish bllokut sovjetik të shtunën mbrëma. Në një deklaratë që është publikuar nga Associated Press, thuhet se ngjarja ishte organizuar nga një kompani kineze. Sidoqoftë, aty ka marrë pjesë edhe lideri Gurbanguly Berdimuhamedow.

 Turkemnistani është cilësuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare si “vendi më represiv në botë”.